Qeveria vendos datën 26 Dhjetor 2025 si ditë pushimi për administratën
Qeveria ka vendosur datën 26 dhjetor si ditë pushimi për administratën shtetërore, që pason festën e Krishtlindjes.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Punonjësit e administratës do të kenë mundësi për të festuar me familjet dhe njerëzit e dashur, një fundjavë të gjatë. Dita e premte do të zëvendësohet në një nga ditët e vitit të ri 2026.
Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.
Viti 2025 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të rëndësishme si hapja e kapitujve për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rishikimi i një sërë ligjesh në fushën e drejtësisë, legjislacionit tatimor për bizneset, si dhe ndryshimet ligjore klimatike. Kryefjala e fundvitit ka qenë rritja e pagave dhe pensioneve që nisin nga viti 2026.